Përfshihet nga flakët një makinë në qytetin e Korçës.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në bulevardin Republika, ndërsa paraprakisht dyshohet për një defekt në makinë.
Si pasojë e flakëve që përfshinë makinën ka vetëm dëme materiale dhe deri më tani nuk ka raportime për të lënduar.
Policia dhe zjarrfikësja në vendngjarje për të përcaktuar shkakun.