Koreja e Jugut për furnizimin me armë të Ukrainës: Nuk përjashtohet si mundësi

0
Shpërndaje lajmin

Vendimi i Koresë së Jugut për të dërguar ndihmë ushtarake për Ukrainën varet nga veprimet e Rusisë, deklaroi zyra presidenciale e Seulit.
Seuli ka një politikë të gjatë kundër ofrimit të armëve për vendet në konflikt aktiv, gjë që ka thënë vazhdimisht se e bën të vështirë furnizimin direkt me armë për Ukrainën, shkruan REL.
Koreja e Jugut ka mbështetur sanksionet e udhëhequra nga SHBA-ja ndaj Moskës dhe ka dërguar ndihma humanitare në Kiev, ndërsa ka nënshkruar marrëveshje me rëndësi për armët, duke përfshirë tanket dhe mjete të tjera të rënda ushtarake me Poloninë.
Të enjten, zyra e presidentit Yoon Suk Yeol tha se “Koreja e Jugut nuk mund të rrijë duarkryq dhe të shikojë nëse ka vrasje, të cilat komuniteti ndërkombëtar i merr seriozisht”, raporton agjencia e lajmeve AFP.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Koreja e Veriut kryen një testim të ri të raketave
Zhduken mbi 600 plumba, Koreja e Veriut izolon një qytet të tërë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *