Koronavirusi i merr jetën ish-futbollistit të njohur nga Lezha, ishte i shtruar prej ditësh në spitalin Infektiv

Share

Ditën e sotme është ndarë nga jeta si pasojë e Covid 19, ish-futbollisti i njohur lezhjan Nikolin Lorenci. Mësohet se i ndjeri, ka qenë prej disa ditësh i shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë, ku gjendja është përkeqësuar, ndërsa ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Nikolin Lorenci ka lindur me 13 Dhjetor 1949 në Lezhë. Debutimin e tij si futbollist të parë Lorenci e pati në maj të vitit 1965, ku veshi zyrtarisht fanellën e Besëlidhjes.

Që nga ajo kohë e deri në fund të sezonit 1978-79, nuk i është ndarë fushës së blertë duke thyer një rekord si titullar, pasi nuk ka munguar në asnjë ndeshje.

Më 4 dhjetor 2018 këshilli bashkiak i Lezhës Nikolin Lorencin për kontributet e tij e shpall “Qytetar Nderi” të Bashkisë. Më herët Nikolin Lorenci ka marrë dhe titullin “Mjeshtër Sporti”.

Lutemi që shpirti i tij të prehet në paqe!

The post Koronavirusi i merr jetën ish-futbollistit të njohur nga Lezha, ishte i shtruar prej ditësh në spitalin Infektiv appeared first on Media .


Share

Komente