Koronavirusi në Kosovë, mbi 270 raste të reja në 24 orët e fundit

Share

Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë njoftoi se nga 1775 testime, janë konfirmuar 279 raste të reja me koronavirus. Qyteti më i prekur vijon të mbetet Prishtina me 77 infeksione ditore.

Po ashtu, raportohet se 4 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Pas bilancit të sotëm, numri total i rasteve pozitive në Kosovë shkon në mbi 54 mijë. Prej tyre, janë shënuar 1392 vdekje, mbi 48 mijë të shëruar, ndërsa mbi 5 mijë infeksione mbeten aktive.


Share

Komente