January 28, 2022

Korrik, 525 aeroplanë me 86 mijë udhëtarë deri më tani, drejt Kosovës

Shpërndaje lajmin

Pandemia në gjithë botën, ka trend rënie sa i përket infektimeve. Gjitha shtetet e botës kanë lehtësuar masat dhe kjo ka ndikuar që mërgata ta shtoj fluksin e ardhjes në Kosovë, transmeton albinfo.ch.

Referuar, Zyrës për Informim të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, brenda dy javëve janë realizuar 525 fluturime me 86 mijë e 86 udhëtarë në ardhje.

“Nga 1-14 korrik kemi shërbyer 525 fluturime me 86,086 udhëtarë në ardhje dhe 37,062 në shkuarje”.

Nga ana tjetër, dihet se mërgata vazhdon të jetë njëri nga burimet kryesore të financimit të shpenzimeve familjare në Kosovë. Që nga shpallja e pavarësisë, dërgesat e tyre kanë vazhduar të shënojnë rritje.

Të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se brenda kësaj periudhe janë dërguar 12.6 miliardë euro.

Vlera më e madhe e remitencave është ajo e vitit 2020, ku pavarësisht pandemisë Covid-19 mërgata ka dërguar 1.18 miliard euro.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published.