Kosova harxhon energji 3 herë më shumë se Evropa

Shpërndaje lajmin

Kështu ka thënë në emisionin ”Kallxo Përnime” ushtruesi i detyrës së Drejtorit Menaxhues në Fondin e Kosovës për Efiçiencën e Energjisë (FKEE), Naim Bujupi.
“Në bazë të studimeve dhe vlerësime, thuhet se intensitetin e konsumit të energjisë ne e kemi tri herë më shumë se mesatarja e Evropës”, tha Bujupi.
Ai tregoi se nëse konsumi i energjisë në vend krahasohet me vendet e rajonit, atëherë Kosovës e ka një mesatare prej 25% më shumë.
Bujupi tregoi se Kosova harxhon rrymë më shumë, pasi shtëpitë në vend nuk janë të izoluara.
“Nuk ka performancë të mirë energjetike të ndërtesave në përgjithësi, sidomos të sektorit rezidencial”, tha ai, duke shtuar se Kosova është e detyruar të ndërmarrë masa në sektorin rezidencial.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published.