Kosova mbushet me punëtorë nga Bangladeshi e Indonezia

0
Shpërndaje lajmin

Dyshohet se janë rreth 2 mijë punëtorë që kanë ardhur në Kosovë nga vendet e botës – pothuajse asnjë i kualifikuar.
Teksa jep këtë shifër për të cilën thotë se nuk është zyrtare, kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, shprehet i shqetësuar për situatën aktuale.
Sipas tij, ardhja e fuqisë punëtore nga jashtë e vështirëson gjendjen që aktualisht është në tregun e Kosovës.
“Kemi punëtorë të ardhur nga jashtë e të cilët Ministria e Punëve të Brendshme i ka legalizuar si fuqi punëtore. Pra, këta janë kryesisht punëtorë krahu dhe jo të kualifikuar. Kjo e vështirëson gjendjen e punëtorëve që i kemi brenda”, deklaroi ai në një prononcim për Telegrafin.
Azemi tha se janë duke e përcjell gjendjen dhe se do të reagojnë si sindikatë, pasi “nuk kemi nevojë për konurrencë nga Bangladeshi dhe Indonezia”.
“E kemi marrë këtë me shqetësim të madh. Sa i përket numrit, nuk mund të japë shifër të saktë, por dyshohet se janë rreth 2 mijë punëtorë në nivel të Kosovës që unë po i takoj kryesisht në rrugë që po ndërtohen. Gjatë një vizite në Podujevë jam informuar se ka punëtorë që 8 vjet punojnë në një kompani të ndërtimit të rrugëve dhe pa kontratë e siguri në punë”, përcjell Albinfo.ch.
Ndonëse, tha se MPB-ja u jep leje të huajve të vijnë për të punuar në Kosovë, Azemi u shpreh i bindur se ka edhe prej atyre që nuk e kërkojnë atë.
“MPB po i lejon punëtorët të vijnë nga jashtë, megjithatë kam një bindje se jo të gjithë kërkojnë leje nga kjo ministri për të ardhur e për të punuar në Kosovë”, u shpreh ai, duke shtuar se numri më i madh i tyre janë nga Shqipëria.
“Pothuajse asnjë nuk është i kualifikuar dhe pjesa dërrmuese me të cilët kemi komunikuar, nuk kanë kontrata”, vijoi tutje Azemi.
Ai tha se ka dëgjuar që punëtorë shtesë do të vijnë nga Bangladeshi e Indonezia. Paralajmëroi se këtë gjë nuk do ta lejojnë të ndodhë
“Ne edhe pse jemi treg i lirë, nuk do ta lejojmë që kjo të ndodh. Sepse po punojmë me 130 euro e nuk kemi ku të shkojmë. Nëse edhe kjo shumë minimale na rrezikohet nga shtetet tjera, atëherë nuk kemi se çka presim më shumë”.
Azemi në fund shtoi se për shkak të kushteve të rënda, punëtorët e kualifikuar janë larguar nga Kosova prandaj ka mungesë të tyre e jo të fuqisë punëtore.
“Nëse vazhdon kështu, një pjesë e bizneseve do të detyrohen të mbyllen. Mbi 50 për qind e punëtorëve të sektorit privat janë pa paga e s’mund t’i ndalim që të dalin jashtë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *