Kosova mirëpret gazetaret ukrainase të radhës

Shpërndaje lajmin

Kosova ka shprehur gatishmëri që të strehojë gazetarë ukrainas pas luftës që po zhvillohet në Ukrainë.
Bëhet e ditur se në mesditën e sotme në Kosovë, kanë mbërritur gazetaret ukrainase të radhës, Maryna Zhyvotkova dhe Viktoriia Kaidash – si pjesë e programit “Journalists in Residence – Kosovo”.
Gazetaret janë mirëpritur në aeroport nga zyrtarja ligjore e ECPMF, Flutura Kusari, Drejtorja Ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi Boja, përfaqësues të MPB-së dhe Policisë së Kosovës.
Deri më tani si pjesë e programit “Journalists in Residence – Kosovo” që financohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, janë strehuar katër gazetarë ukrainas.
Në kuadër të këtij programi, gazetarët që janë detyruar të ikin nga Ukraina përfitojnë pagë mujore, pagesën e qerasë dhe sigurim shëndetësor.
European Centre for Press and Media Freedom ECPMF dhe AGK janë duke bërë përgatitje që në ditët në vijim të presë gazetarë të tjerë nga Ukraina.

Leave a Reply

Your email address will not be published.