October 18, 2021

Kosova mundet pastër nga Suedia

Shpërndaje lajmin

Kosova ka pësuar humbje të pastër nga Suedia me rezultat 3:0 në Stokhohlm, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katari 2022”, shkruan albinfo.ch.

Golin e parë e realizoi Forsberg nga penalltia në minutën e 29-të, pasi Hadërgjonaj kishte prekur topin me dorë.

Dardanët e nisën mirë pjesën e dytë, duke pasur disa raste të mira shënimi, madje Vedat Muriqi shënoi por më herët Milot Rashica ishte në pozitë jashtë loje.

Isak i Suedisë shënoi një super gol në minutën e 62-të, ndërsa Quaison në minutën e 75-të shënoi për 3:0. Suedezët kanë 12 pikë, ndërsa Dardanët mbeten në kuotën e katër pikëve.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *