Kosova ndalon eksportin e ushqimeve bazë, eksperti: Shqipëria nuk ndikohet

Shpërndaje lajmin

Eksperti i bujqësisë, Shkëlzen Marku thotë se Shqipëria nuk ndikohet nga vendimi i marrë ditën e djeshme nga Kosova, e cila ndaloi eksportin e produkteve bazë agroushqimore.
Ai u shpreh në emisionin “Mirëmëngjes” në “Euronews Albania”, se sasia e këtyre produkteve që Shqipëria merr nga Kosova është relativisht e vogël dhe se tregtarët shqiptarë mund ta gjejnë këtë sasi në tregje të tjera.
“Nuk mendoj se ka impakt të madh për Shqipërinë, pasi sasia e produkteve që na vijnë nga Kosova apo përmes Kosovës me destinacion Shqipërinë, është relativisht e vogël. Tregtarët shqiptarë e kanë mundësi që edhe atë pak sasi produktesh që vjen nga Kosova, ta gjejnë në një vend tjetër”, deklaroi eksperti.
Sipas tij, pozicioni i Kosovës në tregtinë e këtyre produkteve është delikat, ndaj dhe vendimi për ndalimin e eksporteve është i drejtë.
LEXONI GJITHASHTU

Kosova ndalon eksportimin e produkteve bazë agroushqimore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *