Kosova në pritje të rritjes së investimeve nga diaspora

Share

investimet e huaja2 765x383

Tashmë dihet se investimet e diasporës në Kosovë, janë shumë me rëndësi për zhvillimin ekonomik të vendit, transmeton albinfo.ch.

Isa Zeqiraj nga rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër, tha se si rrjet po funksionojnë mirë në Zvicër. “Në fillim ka pasur vështirësi, kemi lokalizuar organizimin në kantone të Zvicrës, kemi tani 38 biznese”, tha ai për RTK.

Ai bëri me dije se shqiptarët më shumë janë të fokusuar në ndërtimtari dhe gastronomi.

Nga ana tjetër, Benjamin Ukshini, afarist në Luzern theksoi se bashkëpunimi sjellë të mira. “Së bashku ne planifikojmë të sjellim investime në Kosovë”, tha ai për RTK.

Ndryshe rrjeti Bizneseve Shqiptare është prezentë nëpër vende të ndryshme dhe ata shpesh kanë sjellë investime në Kosovë.


Share

Komente