Kosova nënshkruan marrëveshje me Britaninë për misione ushtarake jashtë shtetit

0
Shpërndaje lajmin

Kosova dhe Britania e Madhe kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët për bashkë-zbarkime të forcave të të dyja vendeve në misione ushtarake jashtë këtyre dy shteteve.
Deklarata është nënshkruar të premten në Britani në mes të ministrit të Mbrojtjes të Kosovës, Armend Mehaj dhe ministrit të Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey, shkruan REL.
Sipas autoriteteve të Kosovës, nënshkrimi për marrëveshjen e angazhimit të trupave të të dyja shteteve në misione të përbashkëta “rikonfirmon fuqishëm besueshmërinë e plotë të Mbretërisë së Bashkuar dhe Qeverisë së saj në Ministrinë tonë të Mbrojtjes dhe kapacitetet e forcave tona”.
Jashtë Britanisë së Madhe, ushtria britanike është e angazhuar në operacione trajnimi apo operacione paqeruajtëse në Afrikë, Belize, Brunei, Kanada, Qipro, Xhibraltar, Irak, Mali dhe vende tjera.
Përveç Britanisë, Kosova tashmë ka marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për angazhimin e përbashkët të forcave ushtarake në misione të ndryshme.
LEXONI GJITHASHTU

Putin thirrje për pjesëmarrje në ‘operacionin special ushtarak” në Ukrainë
Putin firmos aneksimin e 4 rajoneve të Ukrainës
Biden: Nuk do t’i njohim përpjekjet e Rusisë për aneksimin e territoreve ukrainase

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *