Kosova paralajmëron masa më të rrepta për shkelësit e rregullave në trafik

0
Shpërndaje lajmin

Shkelësit e rregullave në trafik së shpejti mund të përballen me masa edhe më të rrepta nga ato që janë aktualisht, transmeton Albinfo.ch.
Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Mjedis, Fitore Pacolli, ka thënë se projektligji do të dalë në diskutim publik pas dy javësh.
“Dyfishimi dhe përshkallëzimi i gjobave, rregulla të reja, rregullimi i përdorimit të trotinetëve elektrikë, kufizimi i shpejtësisë dhe moshës janë disa nga risitë e Projektligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor”, ka shkruar Pacolli në Facebook, ku ka njoftuar se bashkë me Policinë dhe zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit kanë finalizuar draftin e ligjit.
Ajo ka thënë se numri i madh i aksidenteve në rrugë, sidomos atyre me fatalitet, kanë detyruar deputetët që të përfshijnë dyfishimin e gjobave për shkelësit e rregullave në trafik.
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *