Kosova pezullon vizat për shtetasit e Ukrainës

Shpërndaje lajmin

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që përkohësisht të pezullojë vizat për qytetarët e Ukrainës.
Kjo erdhi me kërkesën e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schëarz, dhe vlen për gjithë shtetasit e Ukrainës që do të hyjnë në Republikën e Kosovës.
Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme bëhet e ditur se kërkesa e ministres Gërvalla-Schwarz vjen si rrjedhojë e situatës së krijuar në Ukrainë, pas agresionit ushtarak dhe vazhdimit të invazionit nga Federata Ruse.

Leave a Reply

Your email address will not be published.