Kosova siguron medalje dhe finalen në Kampionatin Europian “Bulgaria 2022″

Shpërndaje lajmin

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu ka fituar medalje në Kampionatin Europian “Bulgaria 2022.”
Në kategorinë 63 kilogramë, xhudistja ka mundur të kalojë në finalen e këtij Europiani, ku aty do të përballet me xhudisten britaneze Gemma Hoëell, sipas KosovaPress.
Në raundin e parë Fazliu e mposhti xhudisten nga Izraeli Kerem Primo, ndërsa në raundin e dytë shënoi fitore kundër britanezes Lucy Renshall.
Në raundin e tretë, xhudistja kosovare e mposhti xhudisten nga Çekia, Renata Zachova, kurse në gjysmëfinale shënoi fitore kundër spanjolles Cristina Perez Cabana.
Laura Fazliu do të përballet me xhudisten nga Britania e Madhe, Gemma Howell, për medaljen e artë.
LEXONI GJITHASHTU

Napoli shfaq interes për mesfushorin shqiptar
Futbollistë të Kosovës marrin pasaportë shqiptare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *