Kosova synon organizimin e Lojërave Mesdhetare, Prishtina 2030

0
Shpërndaje lajmin

Kosova po synon që më 2030 të sjellë Lojërat Mesdhetare në Prishtinë. Kështu, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar takim koordinues pjesëtarët e kabinetit qeveritar për të diskutuar për kandidaturën e Kosovës për organizim, përcjellë albinfo.ch.
Bëhet e ditur që është diskutuar për rëndësinë dhe ndikimin pozitiv që do të kishte organizimi i këtyre lojërave për Kosovën. “Ky është një moment i rëndësishëm për ne si shtet, por edhe për ne si qeveri për të demonstruar potencialin tonë për të bërë punë të mëdha” ka thënë Kurti.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku theksoi se ndikimi i këtij organizimi shkon përtej sportit. U thekua nevoja dhe rëndësia e bashkëpunimit dhe mbështetjes ndërinstitucionale në përgatitjen dhe finalizimin e aplikimit zyrtar dhe të integruar, përcjellë albinfo.ch.
Lojërat 2030, shënon edicionin e 21-të të kësaj ngjarjeje multi-sportive e cila i bën bashkë sportistët dhe qytetarët e 26 shteteve të tri kontinenteve të cilët preken nga ujërat e Mesdheut.
Kosova kishte shpallur zyrtarisht kandidaturën për organizimin e këtyre lojërave në fillim të muajit prill.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *