“Kosova, zemra jonë”- serbët rrethojnë komunën dhe këndojnë këngë nacionaliste
Korrespondenti i Euronews Albania, Xhemajl Rexha, ka raportuar nga Kosova situatën në ambientet e jashtme të komunës së Leposaviçit.
Gazeatri pasqyroi protestën që po mbahet nga qytetarët serbë në ambientet e jashrtme të komunës, të cilët dëgjoheshin në sfond duke kënduar këngë nacionaliste si “Kosova është zemra e Serbisë”.
Në ambientet përreth komunës, forcat e KFOR-it kishin krijuar një parametër sigurie, ndërkohë që sipas gazetarit në ambientet e brendshme ndodhesin forcat e policisë së Kosovës.
“Trupat e KFOR-it që janë vendosur aty janë amerikanë dhe janë të pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme. Ndërsa policia e Kosovës është brenda komunës së Leposaviçit. Jashtë ndodhen qyetarët serbë të cilët po këndojnë këngë nacionaliste. Aktualisht ajo çfarë po thonë këto zonja është që “Kosova është zemra e Serbisë””, tha gazetari