Kosovarët renditen lart për nga numri i natyralizimit në Zvicër
Gjermanët më shumë, italianët më pak natyralizohen në Zvicër,
Një studim i ri i popullsisë, i publikuar nga Zyra Federale e Statistikave (FSO) të enjten, tregon se si ka ndryshuar marrja e nënshtetësisë zvicerane gjatë dy dekadave të fundit, shkruan albinfo.ch.
Siç tregon grafiku i FSO më poshtë, numri i gjermanëve, francezëve, portugezëve dhe evropianëve të tjerë është rritur, në veçanti i kosovarëve që jetojnë në këtë shtet, ndërsa ai i italianëve dhe i njerëzve nga jashtë Evropës ka rënë.
Sondazhi zbuloi gjithashtu se në vitin 2021, 33,400 të huaj të rinj jetonin përgjithmonë në Zvicër – 1.5 për qind më shumë se në vitin 2020. /Albinfo.ch
screenshoot