September 24, 2021

Kosovari vrau gruan nga xhelozia mbi informata të gabuara

Shpërndaje lajmin

Thirrjet në celularin e gruas vinin nga vëllai i saj, i cili kishte marrë një numër të ri. Ai thjesht donte të kontaktonte motrën e tij.

Vrasja, në tetor të vitit 2020, e gruas nga burri i saj, të dy shqiptarë nga Kosova, përveç makabre, është kryer edhe mbi informata të gabuara. I tërbuar nga xhelozia, H. S. (56) kishte vrarë gruan e tij D. S. (47) me 14 goditje me thikë, shkruan br.de.

Kosovari vazhdimisht besonte se gruaja e tij po e tradhtonte. Sipas deklarimit që ai ka bërë para prokurorisë, ajo gjithashtu nuk ishte mjaft e bindur ndaj tij.

Si rezultat, kishte pasur veprime të përsëritura dhune të ushtruara nga ai.

Përveç ndaj gruas, ai kishte ushtruar dhunë edhe ndaj vajzës së përbashkët 19 vjeçe. Për këtë arsye, rreth një vit e gjysmë para vrasjes së gruas, pas sulmit edhe ndaj vajzës, atij i ishte ndaluar me të dyja.

Vetëm kur ai kishte pranuar se xhelozia e tij afatgjatë ishte e pabazë, pas dhjetë ditësh atij i ishte lejuar të kthehej në apartamentin e përbashkët.

Më 8 tetor 2020, D. S. kishte marrë dy telefonata në telefonin e saj mobil, nga një numër që burri i saj nuk e kishte të njohur.

Po ashtu kishte pasur një përpjekje për të thirrur nga i njëjti numër një natë më parë.

H.S. kishte dyshuar se bëhej fjalë për një rival dhe kështu kishte shpërthyer mosmarrëveshja mes tyre, transmeton albinfo.ch. Sipas prokurorit, H. S. kishte vendosur të vriste gruan e tij. Ai i perceptonte kontaktet e dyshuara të saj me burra të tjerë “si turp personal dhe shkelje të nderit”.

Pastaj ai kishte marrë në kuzhinë një thikë të gjatë 21.5 cm dhe e kishte goditur shumë herë në fyt gruan e tij. Pastaj ai, i qetë, kishte shkuar në polici, ku u kishte thënë policëve: “Unë e kam therrur me thikë gruan time, ajo është e shtrirë në kuzhinë”.

Ai gjithashtu kishte pranuar gjithçka në gjykatë. Për krimin e tij, H.S. përballet me burgim të përjetshëm për vrasje të rëndë.

Më vonë është konstatuar se thirrjet në celularin e gruas vinin nga vëllai i saj, i cili kishte marrë një numër të ri. Ai thjesht donte të kontaktonte motrën e tij.

Procesi në gjykatën e Landit në Regensburg do të zgjasë edhe katër ditë. Anëtarët e familjes së bashkëshortëve pritet të dëshmojnë javën e ardhshme. Vendimi gjyqësor është planifikuar për fillimin e gushtit.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *