Kosovë: 521 gjoba për shkeljen e masave anti-Covid, në 24 orë

Share

policia e kosoves 1

Në Kosovë vazhdojnë të jenë në fuqi masat anti-Covid, edhe pse një numër i madh i qytetarëve nuk po i respekton ato.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, të publikuar për 24 orët e fundit, shifrat e gjobave për shkeljen e masave e kalojnë numrin 500.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 521 gjoba për mosrespektim të masave për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit.

Ndryshe, IKSHPK-ja në raportin e fundit ka njoftuar për 260 raste të reja me Covid-19 dhe 3 raste të vdekjes. Numri i rasteve aktive është 6.706.


Share

Komente