October 15, 2021

Kosovë: Arrijnë edhe mbi 100 mijë doza të vakzinës ‘Pfizer’

Shpërndaje lajmin

Kontingjenti i dytë i vaksinave të Pfizerit të cilat Kosova i ka blerë nga Pfizer kanë arritur në orët e pasdites së sotme.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se sot kanë arritur 106.470 doza të vaksinës së Pfizerit, ndërsa të hënën arritën 81.900.

“Të nderuar qytetare e qytetarë, sot mbërriti edhe kontingjenti i dytë i vaksinave nga kontrata me Pfizer. 106.470 doza mbërritën sot. Ditët e javët në vazhdim priten akoma. Vaksina mbetet zgjidhja më e mirë në përballjen e suksesshme me pandeminë”, ka shkruar Vitia në Facebook.

 

 

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *