Kosovë: Këtë tetor çmimet 3.3 për qind më të larta se një vit më herët
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se në tetor të vitit 2023, 3.3 për qind ka qenë mesatarisht niveli i inflacionit te çmimet e konsumit në krahasim me një vit më herët, shkruan albinfo.ch.
Inflacioni më i madh u evidentua tek perimet me 15.9 për qind dhe pemët me 12.1 për qind, ndërsa rënie të çmimeve janë vërejtur tek vajrat dhe yndyrat me 11.3 për qind dhe lëndët djegëse të ngurta me 9.5 për qind.
Sipas njoftimit, nga kjo agjenci kanë thënë se nëse krahasohet tetori me shtatorin nuk ka pasur inflacion.