September 25, 2021

Kosovë: Mbi 250 mijë të vaksinuar kundër Covid-19

Shpërndaje lajmin

Procesi i vaksinimit të qytetarëve të Kosovës është duke vazhduar akoma, teksa deri më tani mbi 200 mijë persona kanë arritur të marrin vaksinën anti-COVID-19.

Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, e cila përmes një komunikate për media ka njoftuar se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 252.938 doza të vaksinës.

Në të njejtën kohë, kjo ministri ka bërë të ditur se me dozën e dytë të vaksinës janë vaksinuar 63 mijë e 529 qytetarë.

Ndërsa, koordinatori i Qendrës së Vaksinimit “1 Tetori”, Niman Bardhi, ka thënë se të shtunën dhe të dielën do të vaksinohen qytetarët me dozat e dyta të vaksinës.

Kohëve të fundit qytetarë të shumtë kanë hezituar të vaksinohen me vaksinën AstraZeneca.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *