Kosovë, mbyllen ambulanca për shkak të mungesës së mjekëve

0
Shpërndaje lajmin

Mungesa e mjekëve po e vështirëson çdo ditë shërbimin primar shëndetësor në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.
Numri i vogël i stafit shëndetësor, sipas drejtorit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Bujar Gashi, i ka detyruar ta mbyllin ambulancën në Sharban.
E arsye të dytë i konsideron edhe vizitat e pakta. Por me t’u ardhur mundësia më e vogël për shtimin e numrit të mjekëve, ai thotë se do ta dërgojnë atje. Megjithatë, kjo sipas tij nuk është e sigurt, shkruan klankosova, përcjell Albinfo.ch.
Doktor Gashi ka bërë të ditur se ambulanca e Sharbanit është e pesta që është mbyllur, ndërsa katër të tjerat gjatë janë mbyllur pandemisë Covid-19.
Por ndalja e funksionimit të ambulancës nuk është i vetmi problem i fshatit Sharban, i cili gjendet në zemër të kryeqytetit.
Për të gjitha këto ankesa banorët thonë se nuk po interesohet askush.​ Sipas tyre, të vetmen herë kur komunarët vijnë këtu është gjatë zgjedhjeve. Sipas banorëve, për shkak të kushteve jo të mira këtu, po detyrohen ta braktisin fshatin./Albinfo.ch/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *