April 19, 2021

Kosovë: Një 41-vjeçare lehonë dhe një 21-vjeçare vdesin nga koronavirusi

Shpërndaje lajmin

Një paciente 41-vjeçare, lehonë e konfirmuar me koronavirus, ka vdekur sot në QKUK.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla.

“Po ashtu, rreth orës 6:35 një grua shtatzënë, e lindur më 1980, e konfirmuar si COVID-19, ka ndërruar jetë pas trajtimit disaditor në këtë njësi. Ajo kishte sëmundje të tjera shoqëruese”, ka shkruar Qyqalla.

KOHA ka marrë vesh se ajo kishte lindur më 17 mars në sallën emergjente dhe gjendja e foshnjës është e rëndë. Foshnja ka lindur 31 javë e katër ditë, me peshë 1665 gramë dhe tani është në ventilim mekanik.

Ndërkaq është bërë e ditur se sot ka vdekur po ashtu edhe një 21-vjeçare e infektuar nga COVID-19.

“Pacientja e lindur në vitin 2000, e cila përveç se ishte e prekur nga COVID-19, kishte edhe probleme të tjera shoqëruese shëndetësore. Përkundër kujdesit maksimal nga ekipi kujdestar, ajo nuk ka arritur të mbijetonte”, ka thënë ajo.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *