November 27, 2021

Kosovë: Një viktimë dhe shtatë raste të reja me COVID-19

Shpërndaje lajmin

Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 19 nëntor se në Kosovë ka regjistruar një viktimë nga koronavirusi dhe shtatë raste të reja me COVID-19.

Rastet e reja dolën pas testimit të 1,324 mostrave, që i bie se 0.52 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë me sëmundjen COVID-19.

Sipas njoftimit, në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 26 persona, ndërkaq raste aktive janë 380.

Sa i përket vaksinimit kundër koronavirusit, në 24 orët paraprake janë administruar 1,748 doza të vaksinës.

Që prej fillimit të fushatës së imunizimit në fund të muajit mars, në Kosovë janë vaksinuar me dy doza 754,429 persona, ndërkaq një dozë kanë marrë 848,452 qytetarë.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *