Kosovë: Nuk ndalet trendi i ikjes së mjekëve
Vetëm brenda muajit janar të këtij viti 20 mjekë kanë ikur nga Kosova. Ky numër, deri në muajin prill shkoi në 62 profesionitë shëndetësore të cilit lanë vendet e tyre të punës, për të ikur nga Kosova.
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu në një prononcim për Insajderin ka treguar se ky numër tashmë ka shënuar rritje të frikshme.
“Prej muajit janar të këtij vitin e deri tani 87 mjekë kanë ikur nga Kosova”, tha Sejdiu.