Kosovë: Paralajmërohet shtrenjtim i rrymës në vitin 2023
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) në Kosovë ka paralajmëruar shqyrtimin e ri të tarifave të energjisë elektrike, duke mos u përjashtuar kështu mundësia e shtrenjtimit të rrymës.
Kryetari i Bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu, para Komisionit parlamentar për ekonomi të martën, tha se, janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për këtë shqyrtim të tarifave për virin 2023.