Kosovë: Për një muaj u kurorëzuan mbi 2000 çifte

0
Shpërndaje lajmin

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se në muajin janar të vitit 2024, mbi 2000 çifte në Kosovë janë kurorëzuar.
Në anën tjetër, gjatë kësaj periudhe ka pasur dukshëm më pak shkurorëzime të regjistruara.
“Në muajin janar 2024 janë regjistruar 2,175 kurorëzime [brenda dhe jashtë Kosovës], kurse shkurorëzime të ndodhura në Kosovë janë regjistruar 155 raste”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.
Në krahasim me muajin janar të vitit 2023, numri i kurorëzimeve të ndodhura në Kosovë dhe jashtë Kosovës është më i lartë. Në muajin janar 2023 u lidhen 1988 martesa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *