Kosovë: Rritet paga minimale, një orë punë bëhet në vlerë 1.5 euro

Shpërndaje lajmin

Qeveria e Kosovës ka vendosur sot që paga minimale tani e tutje të jetë 250 euro neto.
Me këtë vendim, ora e punës do të bëhet në vlerë 1.5 euro.
“Nga rritja e pagës minimale do të përfitojnë rreth 100 mijë punëtorë”, tha kryrministri Albin Kurti, transmeton Albinfo.ch.
Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se me miratimin e këtij projektligji paga minimale do të shërbejë vetëm për të rritur pagën e punëtorëve me pagë të ulët.
“Miratimi i këtij projektligji në Qeveri dhe në Kuvend i hap rrugë sjelljes në Qeveri të vendimit për rritje të pagës minimale prej 264 euro bruto ose përkthyer në ore, 1.5 euro ora”.
Paga minimale në Kosovë ishte 170 euro për moshën mbi 35 vjeç e 130 euro nën 35 vjeç dhe nuk ka ndryshuar qysh në vitin 2011.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *