October 15, 2021

Kosovë, ulen infektimet, 7 raste të reja me Covid në 24 orë

Shpërndaje lajmin

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 1.515 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 199 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 155.194.

Në total numri i rasteve aktive është 2.044.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.041 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.379.793 doza të vaksinës.

Deri më sot 567.280 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *