April 19, 2021

Koulibaly në merkato, lojtari i Kosovës i zë vendin te Napoli

Shpërndaje lajmin

Napoli më në fund dorëzohet për Kalidou Koulibaly. Qendërmbrojtësi do të jetë në merkato gjatë verës dhe napoletanët janë të gatshëm të shqyrtojnë çdo ofertë që do të vijë drejt tij. Sipas raportimit të “Gazzetta dello Sport”, ky vendim i klubit vjen pas shkurtimeve të pagave.

Kujtojmë që 29-vjeçari ka disa vite që përflitet se do të largohet, por asnjë klub nuk ka pranuar të paguajë 80 milionë euro për të. Koulibaly përfiton 11 milionë euro në sezon, një shifër shumë e lartë kjo për Napolin në kohë krize.

 

Janë disa klube që e kërkojnë atë në ekip, ku mund të përmendim Liverpool, Manchester United, PSG, Barcelona e Arsenal. Nga ana tjetër ky është një lajm shumë i mirë për lojtarin e kombëtares kosovare, Amir Rrahmanin. Do të jetë pikërish kosovari që do ta zëvendësojë atë dhe mesa duket klubi është bindur nga aftësitë e tij dhe i beson tashmë. /abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *