KPA lë në fuqi shkarkimin e Andi Civicit
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi mbrëmjen e së martës vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të ish-gjyqtarit të Apelit Tiranë, Andi Civici. Në njoftim sqarohet se vendimarrja për rrëzimin e ankimit të Civicit kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues […]