April 15, 2021
Shpërndaje lajmin

Ky lajm u publikua fillimisht në www.reporter.al, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi me shumicë votash në detyrë prokurorin e Prokurorisë së Përgjtihshme, Arenc Çela.

Prokurori Arenc Çela duke dalë nga KPK. Foto:Vladimir Karaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi të martën në detyrë prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme Arenc Çela. Trupa gjykuese me kryesuese Pamela Qirko, relatore Firdes Shuli dhe anëtare Xhensila Pine, u nda dhe votoi me shumicë votash për konfirmimin e subjektit, ndërkohë që ndaj tij u referuan në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë tre çështje për inspektim.

Për subjektin në KPK janë mbajtur dy seanca dëgjimore publike pas riçeljes së  hetimeve, pasi kishte marrë një denoncim anonim në lidhje me hetimin e një kallëzimi për korrupsion ndaj prokurorit Artan Lulo, gjyqtarëve Sokol Pasho dhe Bedri Qorri dhe një oficeri të policisë gjyqësore.

Ndërkohë, gjatë seancës së parë dëgjimore subjekti u përball me pyetje mbi vendimmarrjen e tij në lidhje me dy çështje të tjera që kishte hetuar.

Njëra çështjet lidhet me një shtetas nga Fushë Kruja, i akuzuar se kishte sulmuar me levë nënën e fëmijëve të tij, pasi ajo e kishte denoncuar për të disatën herë në polici se e dhunonte.

Çela i ka kërkuar gjykatës dënimin e tij për dhunë në familje. Ndryshe nga kërkesa e prokurorit, gjyqtarja e ka riklasifikuar veprën penale në tentative vrasje, duke e dënuar të pandehurin me 22 vite burg. Çëshjta e dytë lidhej me shoqërimin me forcë të një shtetasi nga policia e Beratit.

KPK nuk ka konstuar probleme serioze në lidhje me pasurinë dhe ka pasur një vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës së subjektit.

Arens Çela përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006 dhe u emërua prokuror në Prokurorinë e Lushnjes. Më pas, Çela ka drejtuar prokurorinë e Beratit dhe ka mbajtur pozicionin e zv.drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve. Në janar 2020, Çela u emërua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë si ndihmës-magjistrat në Prokurorinë e Përgjithshme.

Ky lajm u publikua fillimisht në www.reporter.al, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative. Besar Likmeta


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *