October 28, 2021
Shpërndaje lajmin

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndërpret procesin e rivlerësimit për gjyqtarët Rasim Doda dhe Pëllumb Vehbi pas dorëheqjes nga statusi i magjistratit.

Nga një seancë e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Foto: LSA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shpallur vendimin për ndërprejen e procesit të rivlerësimit për gjyqtarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, Rasim Doda.

Me datë 14 prill, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur të miratojë kërkesën e subjektit për dorëheqje, duke deklaruar mbarimin e statusit të subjekti të rivlerësimit si magjistrat pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë.

Pasi subjekti konfirmoi vullnetin e tij se nuk donte të dëgjohej në seancë dëgjimore, KPK shpalli me datë 19 maj vendimin për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit dhe ndalimin e emërimit të subjektit për një periudhë 15-vjeçare në sistemin e drejtësisë.

Ngjashëm, KPK ka mbyllur dhe procesin e rivlererësimit për gjyqtarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastëe, Pëllumb Vehbi, të cilit gjthashtu i ndalohet emërimi në organet e sistemit të drejtësisë për një periudhë 15 vjeçare.

Që nga fillimi i procesit të rivlerëimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorë, 52 magjistratë kanë dhënë dorëheqjen.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *