Shpërndaje lajmin

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi me shumicë votash të shkarkojë nga detyra gjyqtaren e Shkodrës, Luveda Dardha.

Gjyqtarja Luveda Dardha në KPK

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Shkodrës Luveda Dardha.

Procesi i vetingut për gjyqtaren Dardha u krye nga trupa e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Xhensila Pinen.

Kryesuesja e trupit gjykues, Valbona Sanxhaktari sqaroi se vendimi për shkarkimin është marrë me shumicë votash.

Sipas Komisionit gjyqtarja e Shkodrës Luveda Dardha nuk ka provuar burimin e krijimit të një huaje të dhënë nga prindërit për shlyerjen e një pjese të çmimit të një apartamenti. Gjatë seancës dëgjimore më 9 qershor ajo deklaroi se është në pamundësi objektive të vërtetojë me dokumentacion ligjor të ardhurat e përfituara nga aktiviteti ambulant i tyre, para afro tre dekadash.

Ajo e cilësoi si fyes dhe të pabazuar një raport negativ të DSIK-së për figurën.

Luveda Dardha përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2013 dhe u caktua për një periudhë stazhi në Gjykatën e Tiranës. Prej vitit 2014, ajo e ushtroi funksionin në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *