September 20, 2021
Shpërndaje lajmin

Iliopullo është gjyqtarja më e fundit që humb vendin e punës për shkak të probleme të konstatuara me pasurinë e saj të deklaruar.

Gjyqtarja në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, Mirela Iliopullo, në një seancë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, | Foto : LSA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli të martën vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtares Mirela Iliopullo.

Gjyqtarja nuk ishte prezente gjatë shpalljes së vendimit.

Procesi i vetingut ndaj Iliopullos u krye nga trupa e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Xhensila Pinen. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Tomçi Petkoviç.

Gjatë seacës dëgjimore Komisioni i kaloi barrën e provës subjektit për pamundësi financiare për investime në pasuri të patundshme, mosdeklarime të pasurive të patundshme gjatë deklarimeve periodike në ILDKPKI.

Mirela Iliopullo e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1997 si ndihmës gjyqtare në Gjykatës e Sarandës. Prej vitit 2000 ajo e ka ushtruar funksionin e saj pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *