September 20, 2021

KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Albert Spiro

Shpërndaje lajmin

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Vlorës, Albert Spiro, për të cilin u evidentuan probleme të pasurisë.

Gjyqtari Albert Spiro pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Vladimir Karaj.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi në mënyrë unanime të shkarkojë nga detyra gjyqtarin e Vlorës, Albert Spiro, për të cilin u evidentuan probleme për pasurinë gjatë seancës dëgjimore.

Gjyqtari i Gjykatës së Vlorës, Albert Spiro nuk ishte i pranishëm në seancën e të hënës më 12 korrik për shpalljen e vendimit lidhur me rivlerësimin e tij – kur Komisoni i Pavarur i Kualifikimit, KPK njoftoi se kishte vendosur ta shkarkojë nga detyra.

Trupi gjykues që kreu procesin e vetingut për gjyqtarin Spiro kryesohej nga Brunilda Bekteshi, me relatore Etleda Çiftjan dhe anëtare Pamela Qirkon.

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar të mërkurën më 7 korrik, Spiro u përball me barrë prove në kriterin e pasurisë, ndërsa iu kërkuan shpjegime edhe mbi çështje të lidhura me profesionalizmin.

Ai u pyet nga trupi gjykues mbi shitjen e një apartamenti dhe blerjen e dy të tjerëve, ndërsa Komisioni vuri në dukje mungesë burimesh që lidheshin me një hua; si dhe u evindentuan dy kontrata kontradiktore shitjeje dhe mosdeklarimi i pakësimeve në gjendjen cash në vite – gjetje të cilat u kundërshtuan nga subjekti.

Albert Spiro e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 si gjyqtar në Gjykatën e Tepelenës. Prej vitit 2006, ai e ushtroi funksionin në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *