November 27, 2021
Shpërndaje lajmin

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nda deytra prokurorin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnje, Arben Dyla.

Prokurori Arben Dyla duke dalë nga KPK

KPK shpalli të enjten vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit Arben Dyla për kriterin e pasurisë.

Dyla kërkoi rihapjen e hetimi edhe për dy kriteret e tjera të vetingut por kërkesa u refuzua nga trupa gjykuese me argumentin se subjekti  i rivlerësimit nuk e refuzoi dot barrën e provës.

Drejtuesi i Prokurorisë së Lushnjës, Arben Dyla u përball me dyshime për pasurinë gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar të martën në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Trupi gjykues i KPK që po kryen vetingun për prokurorin Dyla kryesohet nga Brunilda Bekteshi, me relatore Firdes Shulin dhe anëtare Suela Zhegun. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Francesco Ciardi.

Dyla e ka filluar karrierën si prokuror në vitin 2001 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat. Në vitin 2008 ai është transferuar për të kryer funksionin në Prokurorinë e Lushnjës.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *