October 23, 2021

KQZ: Ka pasur problematika në 230 qendra, por votimi s’është ndalur

Shpërndaje lajmin

KQZ ka mbajtur një komunikatë për mediat, në lidhje me problematikat që kanë pasur në nisje të procesit disa qendra votimi.

Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj, tha se në disa zona të thella nuk ka pasur operatorë për pajisjen e identifikimit elektronik, kjo për shkak të infrastrukturës së vështirë.

Sipas saj, përdorimi i pajisjes së identifikimit nuk ka funksionuar deri më tani në rreth 100 qendra votimi, por procesi i votimit nuk është ndalur, vijon me metodën tradicionale.

Rreth 230 qendra, vijoi Hoxhaj, kanë pasur probleme edhe për shkak të presionit apo për shkak të mosmarrjes së tyre pjesë në trajnime për përdorimin e pajisjes elektronike.

Zëdhënësja e KQZ-së garantoi se po merren masa që gjithçka të marrë zgjidhje.

Fjala e Drilona Hoxhajt:

S’kemi pasur asnjë problem, në pjesën e shpërndarjes së bazës materiale nuk është konstatuar asnjë problematikë. Ka pasur disa qendra votimi që s’kanë qenë të pajisura me operatorë, këto janë qendra votimi në zona të thella ku infrastruktura ka qenë e vështirë. S’ka pasur operatorë për pajisjen elektronike. Por megjithatë, s’ka pasur probleme. Janë rreth 100 qendra votimi pa operatorë, dhe ka filluar votimi si gjithmonë.

Deri tani ka pasur disa problematika në disa qendra. Rreth 230 qendra kanë pasur probleme edhe për shkak të presionit apo për shkak të mosmarrjes së tyre pjesë në trajnime për përdorimin e pajisjes elektronike. Po merren masa që të zgjidhen. S’ka pasur problematika me kamerat në qendrat e votimit. Edhe kur s’ka energji elektrike, ofrojnë monitorim edhe gjatë asaj periudhe, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *