October 25, 2021

KQZ: Pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje deri në orën 08:00

Shpërndaje lajmin

Ka nisur këtë të dielë procesi i votimit në Shqipëri. Në të gjithë vendin 3 milionë e 588 mijë e 869 qytetarë shqiptarë do të zgjedhin parlamentarët e rinj.

Që në orët e para të mëngjesit është vënë re një numër i lartë i qytetarëve të cilët janë drejtuar drejt kutive të votimit në qendrat përkatëse.

Lexo edhe: KUJDES! Hap pas hapi, procedura si votohet, gabimet që nuk duhet të bëni

KQZ ka publikuar pjesëmarrjen në rang vendi deri në orën 08:00

-Pjesëmarrja: 2,85 %

-Raportuar: 628 nga 5199 QV total

-Votuar 13366 nga 469551 zgjedhës në listën e QV të raportuara

Ndërkohë kutitë e votimit do të jenë të hapura deri në 19:00.

Kujtojmë se kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ishte e para e cila ka votuar në qendrën  e votimit tek kopshti 31 në njësinë 5.

 

 

/abcnews.al/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *