KQZ vendosë sot për qendrat e votimit për largimin e kryetarëve të veriut nga pozita

0
Shpërndaje lajmin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës ku do të caktojë qendrat e votimit pro apo kundër largimit të kryetarëve nga pozita në katër komunat veriore.
“Shqyrtimi dhe miratimi i Qendrave të Votimit për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut”, është pikë e rendit të ditës në këtë mbledhje.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të organizojë votimin për largimin ose jo të kryetarëve të komunave veriore pasi ka verifikuar nënshkrimet e peticionit që kërkon largimin e kryetarëve shqiptarë nga pozita e tyre.
Votimi për këtë çështje mbahet më 21 prill 2024.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *