Krasniqi tregon ngjarjet që do të ndikojnë rezultatin në zgjedhjet e 14 majit

0
Shpërndaje lajmin

Drejtuesi i Institutit për Studimet Politike, Afrim Krasniqi tha në emisionin Barometri në Euronews Albania se janë disa faktorë që do të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit.
Sipas tij, lufta e brendshme në PD është bërë e lodhshme për qytetarët, por shanset që e majta në Shqipëri të marrë votues të djathtë janë të vogla.
“Së pari opozita nuk po bën debat, po fyejnë njëri-tjetrin dhe është e lodhshme për qytetarët të dëgjojnë vetëm sharje. Kjo është investim për të majtën. Së dyti, Belind Këlliçi nuk është ende kandidat. Së treti PS e ka nisur prej kohësh në mënyrë kapilare fushatën, shteti është fushata. Së katërti ka ndryshuar pronësia e medias dhe kjo do sjellë kosto. Stacionet prodhojnë që Shqipëria është një nga vendet më të lumtura”, tha Krasniqi.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Sikleti i demokratëve për aleancën me Metën, gazetari: Në fshat rrihen me karrige
Si e vlerësojnë qytetarët e Tiranës PD-në e Berishës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *