Kreshnik Spahiu: Protesta 6 dhjetorit, vetëvrasje e PD së Berishës

0
Shpërndaje lajmin

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se protesta e 6 dhjetorit dita kur do të mbahet dhe Samiti BE-Ballkan Perëndimor është vetëvrasja e PD-së.
Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu tha se kreu i PD-së Sali Berisha i ngjan një protestuesi që del para kamerave dhe djeg veten.
“Parimisht një Sali Berishë që ka 32 vite në politikë duhet të shfaqej si një baba i kombit si një njeri i maturuar si një njeri i paqes. Berisha mund të protestonte 364 dit, por jo ditën kur do vijnë 25 liderët botërorë. Të thonë me një fjali kush është motivi që protestojnë. Ku lidhet kauza e protestës me ardhjen e 25 kryeministrave, prandaj Sali Berisha nuk po bën gjë tjetër veçse i ngjan një protestuesi që del para kamerave dhe djeg veten.  Protesta e 6 dhjetorit është vetëvrasja e PD-së”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU: 

Plagosi me thikë vjehrrin dhe kunatin, arrestohet 27 vjeçari
Primaret/ Berisha: Sot u vendos një standard demokratik i paparë në Shqipëri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *