Kreu i PAA, Agron Duka: Largimi i talenteve plaga më e rëndë e Shqipërisë

Share

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka përmes një deklarate për mediat thotë se plaga më e madhe që ka Shqipëria sot është largimi i talenteve nga vendi.

Sipas tij, ka ardhur koha për politika aktive për një strategji kombëtare për thithjen dhe mbajtjen e talenteve dhe për një ekonomi konkurruese.

STATUSI I PLOTË

Largimi njerëzve të ditur, largimi fuqisë aktive punëtore është plaga më e rëndë e Shqipërisë.

Duhen politika aktive për thithjen dhe mbajtjen e talenteve.

Duhet një ekonomi konkuruese.

Duhet një strategji kombëtare që lehtëson thithjen dhe mbajtjen e talenteve.

Teknologjitë e reja do të jenë ndikuese edhe në bujqësi dhe në zinxhirin ushqimor.

Kjo strategji duhet të respektohet nga të gjitha partitë politike.


Share

Komente