December 8, 2021

Kreu i Task Forcës Covid: Zvicra do të ketë rritje infeksionesh

Shpërndaje lajmin

“Dimër i vështirë pandemik përpara”, rritje e rasteve të reja dhe masave të reja, parashikon eksperti zviceran i shëndetësisë, përcjell albinfo.ch.

Tanja Stadler, kreu i Task Forcës Covid-19, është pesimiste për evoluimin e situatës epidemiologjike në Zvicër në javët e ardhshme.

Duke pasur parasysh rritjen e ndjeshme të rasteve, “është e qartë se dimri do të jetë i vështirë”, tha ajo, duke paralajmëruar se spitalet mund të duhet të pranojnë 30,000 pacientë me koronavirus.

Si pasojë, “Këshilli Federal nuk do të jetë në gjendje të shmangë shqyrtimin serioz të masave të reja në javët e ardhshme”. /Albinfo.ch


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *