Kreu i UEFA-s: Futbolli fitoi ndaj ideve arrogante të miliarderëve

Shpërndaje lajmin

Një ditë pasi UEFA njoftoi shtimin e ekipeve pjesëmarrëse në Champions League duke nisur nga 2024-a, presidenti Aleksander Ceferin, duke folur në konferencën vjetore në Vjenë, vlerësoi mposhtjen e idesë “arrogante dhe përçmuese” për krijimin e një Super Lige, që kërcënoi të ardhmen e futbollit.
“Miqtë e mi, kur UEFA është një, bashkë me shoqatat anëtare, klubet, lojtarët, trajnerët, tifozët, partnerët tregtarë dhe televizivë, Brukselin dhe çdo qeveri evropiane në kundërshtimin e planit arrogant e përçmues të sajuar nga një grusht miliarderësh që nuk pranojnë dot konceptin që në futboll, sikurse në jetë, mund të humbasësh përballë dikujt që është më i vogël se ty, atëherë fitues është futbolli”, tha Aleksander Ceferin, president i UEFA-s.
Të martën, organi qeverisës i futbollit evropian njoftoi një seri reformimesh të Champions League për të cilat është rënë dakord pas disa javë bisedimesh me kategoritë dhe klubet për të ndalur kërcënimet për krijimin e një turneu më vete, ide që lindi prillin e vitit të kaluar.
 
LEXONI GJITHASHTU:

UEFA vendos se ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Konferencës në vitin 2023
Shqipëria me fat në Ligën e Kombeve, UEFA përjashton Rusinë

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.