“Krime të tmerrshme lufte,” bota dënon vrasjen e civilëve nga rusët në periferi të Kievit

Shpërndaje lajmin

Bota ka dënuar sot shkatërrimin që ka lënë pas Rusia në periferi të Kievit, Bucha. Liderët botërorë kanë reaguar pas publikimit të pamjeve nga zona e sapoçliruar në Ukrainë, ku trupa të pajetë qëndrojnë prej ditësh nëpër rrugë.
“Ky krim i tmerrshëm lufte nuk mund të mbetet pa përgjigje,” tha zëvendëskancelari gjerman Robert Habeck në një intervistë për gazetën Bild.
“Unë mendoj se duhet forcimi i sanksioneve. Kjo është ajo që ne po përgatisim me partnerët tanë të BE,” shtoi ai.
Ndërsa, në një postim në Tëitter, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen shprehet: “E tmerruar nga raportet e tmerreve të papërshkrueshme në zonat nga të cilat Rusia po tërhiqet.
“Një hetim i pavarur nevojitet urgjentisht. Autorët e krimeve të luftës do të mbajnë përgjegjësi.”
Kujtojmë se raportime të shumta për dhunën ruse kundër civilëve po vijnë nga nga Bucha, zonë në periferi të Kievit. Sipas disa deklaratave të pakonfirmuara nga zyrtarët ukrainas qyteti është detyruar të varrosë 280 njerëz në varre masive. / /

Leave a Reply

Your email address will not be published.