‘Krimea nuk do t’i kthehet Ukrainës’, Kievi kritikon deklaratën e presidentit kroat
Ministria e Jashtme e Ukrainës kritikoi të martën presidentin kroat Zoran Milanoviç dhe e cilësoi të papranueshme deklaratën e tij ku tha se Krimea nuk do të kthehej kurrë nën kontrollin ukrainas.
“Ne i konsiderojmë të papranueshme deklaratat e presidentit të Kroacisë, i cili në fakt hodhi dyshime mbi integritetin territorial të Ukrainës”, shkroi në Facebook zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko.
Në të njëjtën deklaratë, Nikolenko falënderoi qeverinë dhe popullin kroat për mbështetjen ndaj Ukrainës që nga pushtimi i Rusisë në shkurt të vitit të kaluar.
Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç ka shprehur hapur mbështetje për Ukrainën.
“Ne vlerësojmë dhe falenderojmë shumë qeverinë e Kroacisë dhe popullin kroat për mbështetjen e palëkundur të ukrainasve në luftën kundër agresionit rus”, shtoi Nikolenko.
LEXONI GJITHASHTU
Plenkoviç kundër presidentit kroat: Kosova nuk u aneksua nga ndërkombëtarët
‘Ndërkombëtarët aneksuan Kosovën’, deputetja shqiptare kundër presidentit kroat
Kërcënon SHBA e BE: Çfarë pritet të ndodh nëse Kurti dhe Vuçiç refuzojnë propozimin