Kriminelët ‘kontrollojnë’ policinë, nis verifikimi i kamerave në çdo qytet

Shpërndaje lajmin

Policia kërkon grupet kriminale apo këto të fundit janë një hap para saj? Përveç Shkodrës, dyshohet se edhe në qytete të tjera grupet kriminale kanë vendosur kamera sigurie për të monitoruar efektivët e policisë dhe rivalët e tyre.
Objektivi është mjaft i qartë, ndaj vënia nën kontroll e territorit është siguri për të vepruar.
“Nëpërmjet këtij monitorimi, monitorojnë trafikun dhe nxjerrin një konkluzion në një muaj 2, 3, 6 se cilat  mund të jenë pikat më të dendura të trafikut dhe koha më e mirë për ta realizuar një lëvizje me mjet. Fakti që sa herë kanë ndodhur krime të rënda me ekzekutime mafioze ata kanë ikur nëpërmjet mjetit dhe nuk ka pasur kurrë trafik, as postblloqe të policisë tregon se kanë pasur një informacion”,  thotë Fatjon Softa, ekspert sigurie.
Qytetet me aktivitet të lartë kriminal janë më të predispozuar që grupet kriminale të veprojnë në  mënyrë të tillë.
“Aty ku ka grupe dhe aktivitet kriminal, të jeni të sigurt që përreth dhe në distancë patjetër që ka. Mjafton të shikoni kush janë personat me precedentë dhe kanë probleme. Problem është tek banesa, në afërsi të tyre apo në qytet, atëherë këtu kërkon identifikim”, thekson eksperti.
Rasti i fundit në Shkodër duket se vuri në lëvizje policinë.
“Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit u ka kërkuar të gjithë drejtorëve të qarqeve që të evidentojnë në të gjitha qarqet kamerat që janë pa zot. Jemi duke kryer veprime hetimore nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, veprime të kësaj natyre do të kryhen në të gjithë republikën”, tha Gentian Mullaj, zëdhënës i Policisë së Shtetit.
Në Shkodër grupi hetimor po punon për gjurmimin e serverit që ruan materialet filmike të këtyre kamerave të sigurisë.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Kamerat në rrugët e Shkodrës, Berisha: Dëshmia më flagrante e fuqisë së mafias
Policia apo bashkia? Eksperti: Kush dha leje për vendosjen e kamerave

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *